English

Brazil - Shtypi: Rritet Mbështetja Për Presidentin Lula Në Drejtimin E Okb-Së

SAO PAULO, 23 maj /ATSH-ANSA/ - Shefat e qeverive të Francës, Spanjës dhe Portugalisë e mbështesin kandidaturën e presidentit brazilian Lula për postin e ardhshëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së ose atë të presidentit të Bankës Botërore, shkruan sot shtypi brazilian. Veç Nicolas Sarkozy, Jose' Luis Zapatero dhe Jose' Socrate, kandidatura e Lulas mbështetet edhe nga disa presidentë latinoamerikanë, ndër të cilët ai venezuelian Hugo Chavez dhe argjentinasja Cristina Fernandez Kirchner, shkruan sot e përditshmja Folha de Sao Paulo, duke kujtuar se më 3 tetor do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Brazil dhe Lula më 31 dhjetor do të largohet nga posti i presidentit. Ndërsa Lula personalisht po vazhdon të zhvillojë bisedimet me disa lider të ndryshëm botërorë, ndër të cilët kryeministri i Indisë Manhohan Sing, i cili mbështet idenë që presidenti brazilian mund të marrë në vitin 2011 vendin e Ban Ki-moon. E përditshmja Folha shkruan gjithashtu se Lula është i disponueshëm të marrë drejtimin e OKB-së vetëm me kushtin që në Këshillin e Sigurimit të hapen dyert e hyrjes së vendeve të reja me të drejtën e vetos dhe nëse Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë të ketë më shumë fonde financiare. /e.v/
KOMENTE