Tiranë, 23 Maj 2010 NOA – Një shkëmbim zjarri me armë automatike ka ndodhur pak çaste më parë pranë Presidencës në Tiranë dhe atje sapo ka mbërritur policia. Lajmi u bë i ditur nga burime okulare për agjencinë NOA si dhe u konfirmua nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një aksident ka qenë pikënisje e ngjarjes. Dy automjete janë përplasur mes tyre pikërisht pranë Presidencës në rrugën që gjendet afër kryqëzimit të vendit të quajtur Libri Universitar.
Për shkak të incidentit, disa të rinj kanë dalë nga makinat dhe mes dy palëve ka nisur sherr i ashpërsuar deri në qitje me armë.
Disa prej djemve të përfshirë në ngjarje kanë nxjerrë nga makina automatik të tipit “Scorpions” dhe kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri plumbash.
Në këto momente, disa nga personat e përfshirë në ngjarje janë larguar dhe në vendngjarje gjendet një automatik i rrethuar nga policia.
NOA Vijon...