Bahrein, 23 maj, NOA – Eshtë hapur në Bahrein dhe ndoshta në të gjitha vendet arabe, i pari dyqan i seksit, i cili menaxhohet nga një grua me perçe.
Ky dyqan është hapur pasi pronari i tij, Khadija Ahmedi, kishte nisur tashmë një faqe interneti për porosi me postë për një dyqan në Manama, i cili ka si detyrë kryesore të ndihmojë çiftet e martuara që janë "në krizë".
"Pse bashkëshortët duhet të kërkojnë diku tjetër për gjërat që ju nevojiten? Kjo është arsyeja pse e hapa dyqanin tim, që të jetë në shërbim të çifteve të martuara, duke e bërë jetën e tyre seksuale edhe më emocionuese”, tha Khadija, veshur me perçe tradicionale myslimane.Dhe duke mbajtur atë në fytyrë, asaj i duhet të shesë të brendshme me dantella të zeza, të kuqe, kremëra, vibratorë apo edhe revista dhe video filmash pornografikë.
"Nuk ka asgjë në Islam të cilat e ndalojnë kënaqësinë seksuale. Pyesni çdo fe dhe do t’ua konfirmojë këtë", sqaron Khadija.
n.e/NOA