English

Falkland-Malvine - Argjentina Thërret Ambasadorin E Britanisë Së Madhe

BUENOS AIRES, 23 maj /ATSH-ANSA/ - Qeveria argjentinase ka thirru për ditën e nesërme ambasadorin britanik, Shan Morgan, në përgjigje të protestave të disa ditëve më parë të Ministrisë së Jashtme britanike për tentativat e Buenos Aires të bllokojë shfrytëzimin e naftës në ujërat e ishujve Falkland-Malvinas nga ana e një kompanie britanike. Në fakt tensioni ndërmjet dy vendeve po rritet tashmë prej disa javësh, në veçanti pas një njoftimi të kompanisë Rockhopper se kishte zbuluar naftë në zonën e arkipelagut në jug të Atlantikut. Mediat vendase njoftojnë se kryeministri i ri britanik, David Cameron, po shqyrton për "dosjen Malvinas" një qëndrim më të ashpër krahasuar me atë të paraardhësit të tij, Gordon Brown. /e.v/
KOMENTE