English

Finalja e Interit, një tifoz u vra me thikë pasi shau kampionët

Romë, 23 maj, NOA – Mbrëmja e djeshme kur ekipi i Interit arriti të fitojë titullin e madh të “Champions League” përballë Bajernit të Mynihut, duket se nuk ka qenë e gjitha një festë, por është shoqëruar edhe me një viktimë.

Bëhet fjalë për një person, i cili është vrarë në kryeqytetin e Italisë pasi u qëllua me thikë për shkak të ndeshjes së finales së lartpërmendur.

Policia italiane ka identifikuar emrin e viktimës, Edmund Bela, 63 vjeç, dhe ka konfirmuar se ai është qëlluar me thikë teksa ndiqte ndeshjen në një moment kur ka sharë në lokal ekipin e Interit.

Siç duket, ai ka qenë një tifoz i gjermanëve, edhe pse italian, dhe ka lëshuar fjalë të rënda ndaj skuadrës së Interit, gjë e cila duket se nuk është duruar dot nga tifozët e këtij ekipi, të cilët i kanë ngulur direkt në zemër një thikë e duke e lënë thuajse të vdekur në vend.

Më tej, 63-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital por nuk ka arritur të mbijetojë.

n.e/NOA

KOMENTE