Porrentruy, 23 Maj, NOA – Një ëmbëlsirë gjigante tiramisuje është gatuar në Porrentruy të Zvicrës, nga komuniteti italian që jeton aty, plot 2.3 ton e rëndë.
Për përgatitjen e saj bëhet me dijeni se kanë punuar rreth 155 vullnetarë, për plot 14 orë në sheshin e patinazhit të qytetit.
Tetë centimetra e lartë, tiramisuja zuri plot 50 metra katrorë sipërfaqe dhe u mbështet në në një sipërfaqe të ftohur.
Për ta gatitur atë, u deshën 799 kg mascarpone, 6400 vezë, 350 litra krem, 189 litra sheqer, 300 kuti kafe, 35 litra kakao, 66 litra alkool si dhe 64 mijë biskota.
Pas një kontrolli shëndetësor, rekordi u regjistrua në librin Gines të Rekordeve Botërore.
n.e/NOA