Prishtinë, 23 maj, NOA – Autoritetet më të larta turke, i kanë premtuar kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, se qeveria e tyre do ta ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve si shtet i pavarur nga vendet e tjera.
Kjo ka ndodhur gjatë një vizite të tij në Turqi, ku ndër të tjera, Ankaraja zyrtare ka premtuar mbështetje të fuqishme dhe për universitetin e ri të Prizrenit.
Ndërkaq, i pyetur lidhur me incidentin e raportuar në media rreth një kontrolli të imtësishëm ndaj tij në aeroportin e Prishtinës, para udhëtimit për në Turqi, kryeministri Thaçi tha se nuk ka asgjë të vërtetë në ato informata. n.e/NOA