Bolonja, 23 Maj, NOA - Një emigrante e Qendrës për identifikimin dhe dëbimin e klandestinëve në Bolonja, natën e fundit ka qepur buzët e saj me një gjilpërë, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës së saj për azil politik në vendin fqinj, Itali.
Për fat, gruaja u arrit të shpëtohej menjëherë dhe u dërgua në spital, ku iu nënshtrua edhe vlerësimit psikiatrik.
Por duket se ajo ka kapacitet të plotë për të kuptuar dhe nuk paraqiti aspak probleme mendore.
Gruaja 30-vjeçare u zbulua se e ka ndërmarrë aktin e çuditshëm pasi nuk përfitoi dot azilin politik në Itali.
Për fat të mirë, ka lënë pak hapësirë në buzët e saj, sa për të pirë ujë dhe për të ngrënë ndonjë gjë, në mënyrë që të mbajë frymën gjallë e ndërkohë, po trajtohet me serume.
Por ajo ka vazhduar të refuzojnë çdo trajtim, duke pohuar se e kundërta do të përbënte një shkelje të vullnetit të saj.
"Të gjithë janë të lirë për të protestuar, - tha drejtori i Qendrës së lartpërmendur në Bolinja, Annamaria Lombardo – dhe ne jemi duke u përpjekur aq ajo më në fund të përfitojë azil politik”.
n.e/NOA