English

Ikën nga hoteli pa paguar për fjetjen, vjedhin edhe celularin e sportelistit

Korçë, 23 maj, NOA – Jo vetëm që ia kanë mbathur fshehurazi nga hoteli, pa paguar për fjetjen, por në arratisje e sipër i kanë vjedhur telefonin celular edhe sportelistit 53-vjeçar.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në hotelin “Palas” të Korçës, duke u denoncuar nga ky i fundit para forcave të policisë të cilat konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ai mban inicialet R.SH. dhe është banues i këtij qyteti.

Më tej, sqarohet se autor i kësaj ngjarje është 49-vjeçari Munir Selami, banues në fshatin Dobrovë të Dibrës, ndaj të cilit u kryen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Në fakt, ai ka qenë së bashku me një person tjetër duke fjetur në këtë hotel, ndërsa kanë ikur prej tij pa paguar, duke vjedhur më pas edhe telefonin celular të sportelistit të tij.

Bëhet me dijeni se grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE