English

Inter mund Bajern, fiton Ligën e Kampioneve

Madrid, 23 maj, NOA – Një festë e vërtetë ka qenë dje në stadiumin Bernabeu në Madrid për lojtarët dhe 35 mijë tifozët e ekipit italian të Interit pasi ai ka mundur Bayernin e Mynihut me rezultat 2-0 në finalen e zhvilluar për të shpallur kampion e ri i Evropës.

Mbreti i ndeshjes duket se ka qenë lojtari Diego Milito, i cili arriti të shënojë të dy golat e saj, shënoi të dy golat e ndeshjes, ndërsa trajneri Jose Mourinho u përlot ndërsa mbante në dorë kupën e Champions League, pasi arriti të bëjë histori me Interin, duke e bërë këtë ekip të marrë titullin e madh si kampion të Evropës pas mbi 45 vitesh.

Me fitoren e djeshme të ekipit të Interit, Jose Mourinho bëhet trajneri i tretë pas Ernest Happel dhe Ottmar Hitzfeld që e fiton Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshme, pasi kishte triumfuar më parë në garën evropiane edhe në vitin 2004 me Porton.

Ndërsa për Interin, ky është triumfi i parë që kur kjo garë quhet Liga e Kampionëve, ndërsa i treti në përgjithësi në garën evropiane dhe i pari që nga viti 1965.

Nga ana tjetër, ky ekip fitoi edhe të tretin trofe këtë sezon, pas atij në Serie A dhe Kupën e Italisë.

n.e/NOA

KOMENTE