English

Jupiterit i humb një nga unazat

Romë, 23 maj, NOA – Planeti Jupiter, duket se nuk është më ai i njëjti, pasi ka humbur njërën nga dy vijat kafe që e karakterizojnë në pamjen e ravijëzuar të tij, duke i lënë në një mëdyshje të vërtetë astronomët dhe shkencëtarët planetarë, të cilët e konsiderojnë këtë rast se një mister të vërtetë.

Humbja e një unaze të tillë nuk është e parëndësishme,sipas tyre, duke menduar se kjo mund të sjellë shqetësime edhe për Tokën.

“Ne jemi duke e monitoruar me kujdes situatën, por ne ende nuk e kemi kuptuar plotësisht se çfarë ka ndodhur", tha eksperti planetar, Glenn Orton, i laboratorit reaktiv (JPL) të NASA-s. Një nga hipotezat e konsideruara, është që shiriti ngjyrë kafe nuk është zhdukur, por është fshehur nga retë më të larta.

Sipas Orton, materialet e pasura me amoniak nga të cilat përbëheshin këto unaza, mund të kenë përfunduar në zonën e ftohtë të nxirë nga dielli dhe mund të ketë gjeneruar në këtë mënyrë në formën e reve.

Në të kaluarën, unaza me emrin Seb është "venitur" shpesh, por ajo nuk ishte zhdukur. Kohët e fundit kjo ka ndodhur në periudhën e viteve 1973-1975 dhe më pas në 1989-90, 1993 dhe 2007.

n.e/NOA

KOMENTE