English

Ku mbeti marrëveshja e Konçulit?

Mos të harrojmë se kjo marrëveshja u arrit në sajë të sakrificës së popullatës shumicë dhe luftëtarëve të UÇPMB-së. Shtrirja dhe organizimi që kishte krijuar kjo ushtri Çlirimtare në këtë krahinë shqiptarë për liri, barazi, të drejta individuale dhe kolektive, për shkollim në të gjitha nivelet, për përdorim të simboleve kombëtare, për zhvillim

Refik Hasani*

Marrëveshja e Konçulit të shënohet me ndonjë formë dhe të pranohet në tërësi apo të hidhet poshtë nga palët nënshkruese. Pala shqiptare, serbe dhe faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë, pra të nënshkruarit të takohen edhe ndonjëherë dhe kjo marrëveshje të plotësohet apo të shpallet e vdekur si një marrëveshje që nuk duhet respektuar dhe është inegzisten dhe nuk ka askush obligim për ta respektuar. Asnjëherë palët nënshkruese nuk janë takuar për të vlerësuar se cilat janë anët e mira dhe jo të mira, cilat elemente duhet të hiqen dhe cilat duhet të shtohen a plotësohen. Kjo marrëveshje u arritë pas një sërë përpjekjeve, konsultave që nuk pushuan asnjëherë që nga fillimi i konfliktit të armatosur në mesë të UÇPMB-së dhe ushtrisë serbe.

****

Mos të harrojmë se kjo marrëveshja u arrit në sajë të sakrificës së popullatës shumicë dhe luftëtarëve të UÇPMB-së. Shtrirja dhe organizimi që kishte krijuar kjo ushtri Çlirimtare në këtë krahinë shqiptarë për liri, barazi, të drejta individuale dhe kolektive, për shkollim në të gjitha nivelet, për përdorim të simboleve kombëtare, për zhvillim. Prandaj UÇPMB-ja gati e mbulonte territorin e komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Shqiptarët etnik në këtë Krahinë, kanë arritur të organizohen dhe posedojnë tri elemente me peshë dhe rëndësi dhe me aktet juridike Ndërkombëtare.

- Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992

- Lufta e armatosur e UÇPMB-së,

- Marrëveshja e Konçulit e arritur më 21 maj 2001

Marrëveshjen e Konçulit për shqiptarët nga kjo Krahinë e ka rëndësinë sikur Marrëveshja e Ohrit për shqiptarët e Maqedonisë dhe Konferenca e Ramabujes për Kosovën.

Çfarë u realizua pas marrëveshjes së Konçulit

Me këtë marrëveshja u arrit të ndalen përnjëherë luftimet e armatosura. U bë dorëzimi i të gjithë armatimit që kishin në përdorim ushtarët e UÇPMB-së, nënë monitorimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë. U arrit që Republika e Serbisë ti rikthej të gjitha forcat në këto pjesë!. Suksesi i vetëm që është për të përshëndetur është: Se në vitin 2002 u organizuan zgjedhjet lokale për pushtetin lokal të tri komunave me shumicë etnike shqiptare. Po ashtu pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje u ngritë edhe policia multietnike, por jo në përpjesëtim me popullatën vendase. U formua edhe i ashtu quajturi Trupi Koordinues, që për shqiptarët jo që nuk u pranua nga të gjitha subjektet, por nuk ishte aspak frytëdhënës.

Çfarë mbeti pa u realizuar me marrëveshjen e Konçulit

Nuk respektua demilitarizimi i këtij rajoni, por edhe më shumë u stëngrakua me të gjitha forcat. Të kujtojmë bazën e ndërtuar më të madhe të ushtrisë serbe në Cepotin, vetëm gjashtë kilometra afër qendrës së Bujanocit.

Për ushtarët nuk u ndalën fletëarrestet edhe pse ishin marrë vesh që të amnistohen të gjithë ushtarët e kësaj lufte. Nuk u arrit të krijohen kushte pasi mbi 50 mijë banorë shqiptarë ishin zhvendosur nga këto tri Komuna, nuk u kthyen dhe nuk u paguan dëmet e luftës nga shkatërrimet e bëra. Gati se kan mbetur vetëm në letër për tu realizuar ku :

-Serbia nuk ka investuar në infrastrukturë,

-Për kthimin e të zhvendosurve shqiptarët pa asnjë ofertë,

-Policët shqiptarë jo në numër dhe hierarkinë komanduese të saj,

- Shërbyes civilë në administratë, kadastër dhe ndërmarrje publike kemi shumë pakë,

- Në gjykata gati se nuk përfaqësohen shqiptarët vendas shumicë,

-Nuk kan shkollim të lartë në gjuhën shqipe,

-Nuk lejohet përdorimi i barabartë i gjuhës shqipe dhe simboleve

Pra me një fjalë shqiptarët nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash dhe lirisht mundë të shprehemi se janë të diskriminuar në të gjitha lëmit e jetës.

*****

Për respektimin apo jo të marrëveshjes së Konçulit, për plotësimin, apo që kjo marrëveshja të konsiderohet e vdekur, nuk janë fajtor vetëm pala serbe dhe faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë, për këtë po aqë ngarkohen me përgjegjësi edhe faktori politik shqiptarë duke menduar dhe për strukturat e organizuara të ish- UÇPMB-së. Nuk u kërkua në forma politike, publike dhe zyrtare lidhur me qëndrimin e kësaj marrëveshjeje të arritur në Konçul më 21 maj të vitit 2001.

Prandaj me të drejtë parashtrohet pyetja e pashmangshme edhe pas gati një dekade ku mbeti marrëveshja e Konçulit. Kjo është një përgjigje që kërkohet nga faktori politik dhe ai ish-ushtarak i kësaj krahine, faktori ndërkombëtarë dhe ai i Republikës së Serbisë.

(*) Dërguar nga autori, pedagog i Ekonomisë dhe publicist nga krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë

KOMENTE