Podgoricë, 23 Maj, NOA - Mali i Zi zhvillon sot zgjedhjet lokale për të zgjedhur krerët e këshillave bashkiake në Podgoricë, Andrijevicë, Bar, Berane, Bijello Pole, Danilovgrad, Zhablak, Kollashin, Plavë, Pluzhinë, Pljevle, Rozhajë, Ulqin dhe Shavnik.
Ndërkaq, për këshillat të Kuvendeve Komunale do të votohet në Tuz dhe Gollubovc.
Bëhet me dijeni ndërkaq, se në të 14 komunat e Malit e Zi ku do të mbahen zgjedhjet lokale, asnjëherë si këtë herë nuk ka pasur më shumë shqiptarë në lista që garojnë
brenda tyre, në Ulqin e Malësi.
Fushatën elektorale e ka karakterizuar një retorikë e ashpër, në Ulqin edhe në Tuz të Malësisë, midis partive nacionale shqiptare dhe koalicionit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës dhe Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviçit.
Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve lokale në Mal të Zi është se ato nuk monitorohen as nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe as nga ata të organizatave joqeveritare.
n.e/NOA