English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 23 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta "Shqip" KOMPROMISI, ZËRA PËR NISMË LIGJORE Nesër nisin negociatat për krizën politike dhe europiane.Opozita paralajmëron kushte të reja për hetimin parlamentar Titujt të tjerë të kësaj gazete: Fonde ekstra për akademinë ajrore Ina Rama, të martën përballet me maxhorancën Gazeta "Koha Jone" SHTETET E BE: SHQIPËRIA, TË SHPEJTOHET INTEGRIMI Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Rumanisë e Bullgarisë, anëtare të BE-së, u takuan 10 ditë para samitit BE-Ballkan, që do të mbahet më 2 Qershor në Sarajevë dhe i dërguan letër shefes së Politkës së Jashtme të BE-së, Eshton dhe Komisionerit Fyle, ku i kërkohet prioritet për vendet e ballkanit. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Rama: Kutitë do të hapen. Universiteti, 15% me shumë studentë. Gazeta "Panorama" KUVENDI SEANCË TË HËNËN, PS HYN EDHE NË KOMISIONE Deputetët e maxhorancës janë lajmëruar për të marrë pjesë në seancën plenare ditën e hënë, ku pritet që socialistët të bëhen pjesë e kësaj seance. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Gjykata Kushtetuese, përfundojnë edhe tre mandate. Eurobondi, Ahmetaj i PS-së: Interesi më shumë se 8.5%. Gazeta "Shekulli" BERISHA: TË HAPEN KUTITË, DO DJEG FLETËT Kryeministri Sali Berisha, dakord për hapjen e kutive të votimit dhe hetimin e materialeve Titujt të tjerë të kësaj gazete: Balla: PE kundër djegies së fletëve BE: Eksperti i zgjedhjeve vjen javën tjetër Gazeta "Shqiptare" BERISHA LËSHON KUTITË POR JO FLETËT E VOTIMIT Pas bisedimeve në "Crocodile" palët tolerojnë për zgjidhjen Titujt të tjerë të kësaj gazete: Rinas, kapet me armë, do udhëtonte drejt Italisë. Italia 12.5 milionë euro për energjinë. e.xh/
KOMENTE