Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 23 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta "Shqip"
KOMPROMISI, ZËRA PËR NISMË LIGJORE
Nesër nisin negociatat për krizën politike nga europianët.Opozita paralajmëron kushte të reja për hetimin parlamentar
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Fonde ekstra për akademinë ajrore
Ina Rama, të martën përballet me maxhorancën
Gazeta "Koha Jone"
SHTETET E BE: SHQIPËRIA, TË SHPEJTOHET INTEGRIMI
Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Rumanisë e Bullgarisë, anëtare të BE-së, u takuan 10 ditë para samitit BE-Ballkan, që do të mbahet më 2 Qershor në Sarajevë dhe i dërguan letër shefes së Politkës së Jashtme të BE-së, Eshton dhe Komisionerit Fyle, ku i kërkohet prioritet për vendet e ballkanit.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Rama: Kutitë do të hapen.
Universiteti, 15% me shumë studentë.
Gazeta "Panorama"
KUVENDI SEANCË TË HËNËN, PS HYN EDHE NË KOMISIONE
Deputetët e maxhorancës janë lajmëruar për të marrë pjesë në seancën plenare ditën e hënë, ku pritet që socialistët të bëhen pjesë e kësaj seance.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Gjykata Kushtetuese, përfundojnë edhe tre mandate.
Eurobondi, Ahmetaj i PS-së: Interesi më shumë se 8.5%.
Gazeta "Shekulli"
BERISHA: TË HAPEN KUTITË, DO DJEG FLETËT
Kryeministri Sali Berisha, dakord për hapjen e kutive të votimit dhe hetimin e materialeve
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Balla: PE kundër djegies së fletëve
BE: Eksperti i zgjedhjeve vjen javën tjetër
Gazeta "Shqiptare"
BERISHA LËSHON KUTITË POR JO FLETËT E VOTIMIT
Pas bisedimeve në "Crocodile" palët tolerojnë për zgjidhjen
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Rinas, kapet me armë, do udhëtonte drejt Italisë.
Italia 12.5 milionë euro për energjinë. e.xh/