English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 23 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Thaçi: Në Turqi morëm mesazh historik për njohje - Kryeministri ka thënë se mesazhe ka marrë drejtpërdrejt nga liderët e Pakistanit, Katarit, Greqisë, Kuvajtit, Azerbajxhanit e Kazakistanit, me të cilët ka mundur të diskutonte në distancë, pas telefonatave që atyre u ka bërë kryeministri turk. Thaçi ka përmendur edhe shtete të tjera, por nuk ka qenë në gjendje të saktësojë se kur do të marrin vendimin për njohje Tituj të tjerë: KFOR-i përkrah EULEX-in në luftë kundër korrupsionit Limaj: Do ta vizitoj autostradën deri në përfundim të punimeve Koalicioni PDK-LDK para testit të qëndrueshmërisë Rama e Berisha shprehen të gatshëm për "kompromis" "Express" Mashallah - Aktiviteti i Presidentit dhe Kryeministrit në javën e fundit ka qenë për mashallah. Të dy këta kanë takuar disa homologë të tyre në disa vende të botës. Kanë marrë premtime për njohje të reja. Javën që vjen në terren do të dalin Kryeparlamentari dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Më në fund e kanë kuptuar se ka jetë edhe përtej Prishtinës. Tituj të tjerë: Në Prizren arrestohen shqiptarë e boshnjakë Merr hov autostrada Shpresat e Parteshit ; Koment - E çka është? "Bota Sot" Punë e mbarë në Rrugën e Kombit! Tituj të tjerë: A ka përplasje mes SHBA-ve dhe EULEX-it në Kosovë? - Amerika me Kosovën, "kundër" Evropës Thaçi përgënjështron prokurorin e EULEX-it Serbia plot me varre e eshtra të shqiptarëve - Kriminelët të dënohen në vendin e krimit Zvogëlohet KFOR-i, shtohet siguria! Loja me zjarrin e propagandës mercenare - Editoriali "Zëri" Gëzimi i "Interistëve" - Finalja e Ligës së Kampionëve u prit me interesim të madh në kryeqytetin e Kosovës Tituj të tjerë: Thaçi përgënjeshtron EULEX-in - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur të pavërteta pohimet për bastisjen Kritikat e FMN ndryshojnë buxhetin Analiza - Fluturon koncesionari "Kosova Sot" Kryeministri kosovar shpjegon "incidentin" në aeroport - Thaçi: Nuk na bastisi EULEX-i - Deklaratat e prokurorit të EULEX-it, Johanes Van Vrejsvijk, për të cilat pretendon se kryeministri Thaçi ka provokuar "incidentin" në aeroport, kreu i ekzekutivit i ka quajtur dezinformata dhe të lansuara me qëllim të prishjes së imazhit të vizitës së tij në Turqi Tituj të tjerë: Pastrimi i parave, EULEX-i heton 150 raste Pal Lekaj kryetari më i pasur në Kosovë (Kryetari i komunës së Gjakovës) Limaj inspekton punimet e Autostradës Editoriali - Rreziku që vjen nga vehabistët./n.m/
KOMENTE