English

Prag “Top Fest”, fansat e grupit “Noisy” u përplasën me policinë te Presidenca

Tiranë, 23 Maj 2010 NOA Update – Shkëmbimi i zjarrit me armë automatike që ndodhi sonte pranë Presidencës në Tiranë erdhi si pasojë e një grindjeje mes fansash të grupeve muzikore që marrin pjesë mbrëmjen e sotme tek evenimenti i muzikës bashkëkohore shqiptare, “Top Fest 2010”. Lajmi u bë i ditur për agjencinë NOA nga dëshmitarë në vendngjarje si dhe u konfirmua nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se disa fansa të grupit “Noisy”, grup i njohur muzikor shqiptar që ka kënduar disa këngë të njohura, janë përplasur me një grup tjetër të rinjsh. Ngjarja erdhi pak minuta para se te niste nata finale e spektaklit Top Fest te Pallati i Kongreseve.

Në precipitim e sipër janë përplasur edhe me policinë, duke hapur zjarr pranë Presidencës.

“Disa prej djemve të përfshirë në ngjarje kanë nxjerrë nga makina automatik të tipit “Scorpions” dhe kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri plumbash”, - thanë dëshmitarë në vendngjarje.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me armë nuk ka pasur të lënduar. Policia tha se sekuestroi si provë materiale një automatik “Scoprions” me të cilin u qëllua dhe ndaloi si të dyshuar të përdorimit të armës, 23-vjeçarin J.Dollapi. Po ashtu janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të zbardhur detajet e ngjarjes, edhe shtatë persona të tjerë.

r.n/NOA/ Fotot: H.Hatika

Foto të tjera, te Galeria

KOMENTE