English

PS tërhiqet nga nisma për të mos pranuar shitjen e hotel “Dajtit”

Tiranë, 23 Maj 2010 NOA - Partia Socialiste e ka zbehur deklaratën e para disa ditëve kur ajo kishte reaguar energjikisht për mënyrën sesi është shitur Hotel “Dajti”. Veç Erion Braçes që sulmoi këtë shitje, reaguan ashpër edhe Meksi e Cani.

Sot, duke folur për gazetarët, socialisti Ilir Beqja iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do të kërkojë Partia Socialiste transparencë për shitjen e Bankës së Shqipërisë dhe nënkuptoi se deklaratat de deridjeshme ishin vetëm kalimtare:

“Në pyetjen tuaj është fjala transparencë që është thelbi i kauzës sonë, prej nëntë muajsh. Transparencë për procesin elektoral, por edhe për instalimin e institucionit të transparencës në çdo qelizë të shtetit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare. Ndërsa për pyetjen konkrete lërë të presim guvernatorin frankofon që të na japë detaje më shumë”.

r.n/NOA

KOMENTE