English

Sot, nata finale e edicionit të 63 festivalit të Filmit në Kanë

Kanë, 23 Maj, NOA – Zhvillohet sot në Kanë të Francës, nata finale e festivalit të Filmit, ku juria e kryesuar nga Tim Burton dhe dy italianët Alberto Barbera e Giovanna Mezzogiorno, pritet që të zbulojnë Palmën e Artë të edicionit të 63 të këtij evenimenti.

Tim Burton dhe kolegët e tij, u mblodhën në një vilë jashtë Kanës dhe është planifikuar për një takim tjetër këtë mëngjes për të shkruar vendimin përfundimtar të këtij festivali.

Ky ka qenë edicioni i 63-të i Filmit, zhvillimi i të cilit tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e njohur francez.

Gjatë garës kanë qenë gjithsej 19 filma nga 15 vende të botës, të cilët u përballën për çmimin Palma e Artë, që do t’i jepet filmit më të mirë mbrëmjen e sotme, në një ceremoni të posaçme.

Ndërkaq, pak ditë para hapjes së tij, Italia replikoi për pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment të njohur të kinematografisë botërore, me pretendimin se filmi i ngritur rreth dramës së tërmetit në Akuila, ishte fyes për të.

n.e/NOA

KOMENTE