English

Sport-Futboll/ Josip Kuzhe Optimist Për Miqësoren Ndaj Malit Të Zi

TIRANË, 23 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, në prag të ndeshjes me Malin e Zi, që do të zhvillohet më 25 maj, është shprehur i kënaqur me gjendjen e skuadrës dhe me mënyrën se si po përgatitet ekipi për eliminatoret e radhës të kampionatit Europian 2012. Trajneri kroat deklaroi sot në një konferencë për shtyp në hotel "Dyrrah" në Durrës, ku është grumbulluar ekipi Kombëtar, se "ka shumë mundësi që përfaqësuesja jonë të luajë ndaj Malit të Zi me dy sulmues pasi forma e lojtarëve tanë të repartit të avancuar ështe e mirë, si e Bogdanit, ashtu edhe e Salihit". Ndërkohë mungesa e Lalës në mesfushë mund të sjellë pak probleme, por gjithësesi Cana, i cili mund ta zëvendësojë, do të vazhdojë të luajë në qendër të mbrojtjes, ashtu si ka bërë deri tani. Përsa i përket kundërshtarit, Kuzhe cilësoi Mirko Vuçiniç, sulmuesin e Romës, si më të rrezikshmin tek malazezët, të cilin mendon ta mbulojë me 2 lojtarë dhe në tërësi Kuzhe beson se do të fusë në fushën e lojës një ekip kompakt, që do të lërë pak hapësira për kundërshtarët. Sipas trajnerit të Kombëtares sonë, ky do të jetë një test i fortë për kuqezinjtë, pasi Mali i Zi është një skuadër e një niveli të mirë dhe mbi të gjtiha ka karakteristika të ngjashme me Rumaninë./s.s./
KOMENTE