English

Sport-Futboll/ Tomori Dhe Tërbuni Fitojnë Në Play-Out Dhe Ngjiten Në Kategorinë E Parë

RANË, 23 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Janë luajtur sot, në dy stadiumet e kryeqytetit, dy ndeshjet e "play-out"-it për t'u ngjitur dhe për të qëndruar në kategorinë e parë. Konkretisht, dy skuadra, që e mbyllën sezonin në vendet e fundit të kategorisë së parë, Skrapari dhe Memaliaj, kishin shansin e fundit për të mos zbritur një kategori më poshtë, në të dytën. Duke luajtur edhe nga një ndeshje shtesë me skuadrat që u renditën të dytat, në dy grupet e kategorisë së dytë në sezonin që sapo u mbyll. Të dyja sfidat, Skrapari-Tërbuni në "Selman Stermasi" dhe Memaliaj-Tomori në "Qemal Stafa", mbaruan me të njëjtin rezultat, 1-0 në favor të pukjanëve dhe beratasve. Në këtë mënyrë, në Kategorinë e Parë, për sezonin që vjen, kemi dy skuadra që vijnë nga një kategori më e ulët, Tomori dhe Tërbuni, ndërsa zbresin më poshtë Skrapari dhe Memaliaj./s.s./
KOMENTE
  • lami21:26 - 25 Mars 2011
    klubit sportiv provincial dhe ekipit kooperativist kamze-tirane jeniekipi me legen ne shqiperi o kok pa laret e dhe provincial te vajtur si kollovar