English

Tajlandë, zgjatet sërish shtetrrethimi

Bankgok, 23 Maj, NOA – Qeveria e Tajlandës ka zgjatur kohëzgjatjen e shtetrrethimit, të vendosur pas trazirave të rënda që ndodhën në këtë vend ditët e fundit mes qeverisë dhe forcave të opozitës.

Kështu, vetë kryeministri Abhisit Vexhaxhiva bëri me dijeni se ndalimi i qarkullimit në kryeqytetin Bangkok dhe në shumë provinca të vendit, do të mbetet në fuqi sor dhe ditën e nesërme.

Në të njëjtën kohë, Abhisit njoftoi se shkollat dhe institucionet publike të këtij vendi, do të hapen përsëri ditën e hënë.

E gjithë kjo situatë e rënduar është krijuar pasi të ashtuquajturit “këmishëkuqtë”, u konfliktuan me forcat policore dhe ato ushtarake, duke dalë në këtë mënyrë kundër qeverisë.

Në këto protesta, mësohet se u shënuan mëse 86 të vdekur dhe më shumë se 1800 të tjerë u plagosën.

n.e/NOA

KOMENTE