Kongo, 23 Maj, NOA - Ujërat e liqenit Tanganika kanë shkuar drejt ngrohjes më të shpejtë të shënuar në 90 vitet e fundit, duke e konsideruar si nivelin më të lartë të ngrohjes në të paktën 1500 vjet, thekson një studim i botuar në revistën "Nature Geoscence”. Liqeni që shënon kufirin midis Tanzanisë dhe Republikës Demokratike të Kongos në Afrikë, është liqeni i dytë më i madh në botë nga volumi dhe thellësia e tij.
Menaxherja e hulumtimit, Jessica Tierney, theksoi se rritja e shpejtë e temperaturës në liqen, shkon krah për krah me rritjen në emisioneve të gazeve serë, kështu që kjo duhet të shihet si provë e mëtejshme se ato janë duke rrezikuar jetën në planetin tonë.
Rreth 10 milion njerëz jetojnë përreth liqenit të Tanganikës dhe prej tij varet uji i pijshëm dhe ushqimi, sidomos për peshkim. "Liqeni Tanganika ka një ngrohje të paparë gjatë njëqind viteve të fundit, - është theksuar në studim, - e cila ka pasoja të rëndësishme për praninë e peshkut ku varen miliona njerëz".
n.e/NOA