English

Vlorë: Mot I Kthjellët, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 23 maj/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet atmosferike sot në gjirin detar të Vlorës parashikon në pjesën e parë një mot të kthjellët me zhvillime të pakta resh, që do të shtohen dhe në mesditë do të jenë të dendura, pa përjashtuar edhe reshje të përkohshme e lokale shiu. Ky mot nuk do të cënojë kushtet e lundrimit, të cilat parashikohet të jenë normale. Burime të Kapitenerisë së Portit, bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të fryjë në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celsius dhe ato minimale në 12-14 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur./n.m/
KOMENTE