Yemen - Aulaqi: Myslimanët E Ushtrisë Amerikane Duhet T'I Vrasin Armiqtë Tanë
DUBAI, 23 maj /ATSH-AFP/ - Imami radikal jemenas, Anwar al-Aulaqi u bëri thirrje sot të gjithë myslimanëve të angazhuar në ushtrinë amerikane të ndjekin shembullin e komandantit Nidal Hassan, i cili vrau 13 ushtarë amerikanë në vitin 2009 në bazën ushtarake në Fort Hood, SHBA.
Në një video të publikuar në internet nga SITE, qendër islamike, ku theksohej se ishte një video e publikuar sot, Aulaqi siguronte sërish se Nidal Hassan ishte një prej dishepujve të tij dhe e cilësoi si heroik aktin e tij, ku shtoi se ''komandanti me origjinë palestineze nuk bëri tjetër gjë veç se mbrojti popullin e tij dhe myslimanët e ushtrisë amerikane duhet t'i vrasin armiqtë tanë".
"U bëj thirrje të gjithë myslimanëve që shërbejnë në ushtrinë amerikane të ndjekin shembullin e Nidal Hassan, i cili vrau ushtarë të cilët do të niseshin drejt Afganistan dhe Irak", deklaroi imami jemenas në videon e realizuar në formë interviste nga Fondacioni 'Al-Malahem', arme propagandistike e al-Kaidës.
Imami mbrojti sërish nigerianin Umar Farouk Abdulmutallab, i cili u përpoq të shpërthente një avion në nisur nga Amsterdami drejt Detroitit më 25 dhjetor, duke thënë se kjo përpjekje ishte një sukses i rëndësishëm, edhe pse nuk u përfundua misioni"./
/i.p/