Tiranë, 24 maj, NOA - Qendra më e madhe spitalore në vend, “Nënë Tereza” sapo ka përfunduar tenderimin e listës së barnave për pacientët e saj, sipas planifikimit që kanë bërë të gjithë pavionet e shërbimeve.
Drejtori i QSUT, Ilir Dashi deklaroi për mediat se këtë vit buxheti për medikamentet është rritur me 60 për qind më shumë, ku vetëm për citostatikët, barnat që kurojnë sëmundjet me tumor, fondi është rritur nga 300 milionë në 510 milionë lekë.
“Lista e barnave për këtë vit është më e gjerë se vitet e tjera, vetëm blerja e citostatikëve, (barnat për pacientët me tumor) është 60 për qind më shumë, nga 300 milionë lekë në 510 milionë lekë. Po kështu dhe paketa bazë e barnave është rritur me 40 për qind më shumë”, tha sot drejtori i QSUT, Ilir Dashi.
Mungesat e krijuara gjatë kësaj kohe për barna në disa pavione, Dashi ika lidhur me periudhën e kryerjes së tenderit. E megjithatë ai ka garantuar zgjidhje të situatës deri në furnizimin e farmacisë qendrore të QSUT me barnat e tenderuara
Sipas tij, vetëm këtë vit, buxheti për blerjen e barnave është rritur me 60 për qind më shumë në krahasim me vitet e tjera.
QSUT ka lajmëruar dhe mbylljen e kontratave për mirëmbajtjen e aparaturave më të shtrenjta. Sipas kontratës përgjatë një viti, për aparaturat që janë në kontratë do të sigurohet riparimi i çdo defekti teknik me qëllim vazhdimësinë e tyre në punë.
b.a/NOA