English

Basha: Ka Nje Bashkepunim Te Shkelqyer Mes Policise Se Shtetit, Organeve Vendore Dhe Banoreve Te Lazaratit

TIRANE, 24 maj/ATSH/. - Ka nje bashkepunim te shkelqyer mes Policise se Shtetit, autoriteteve vendore dhe ç'eshte me e rendesishmja, me banoret e Lazaratit, per luften ndaj bimeve narkotike. Keshtu deklaroi sot ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, gjate takimit qe zhvilloi me banoret e fshatit Lazarat, te cilet i falenderoi për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit gjatë javëve të fundit për kontrollin e të gjithë territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Brendshme, ministri Basha theksoi se "ne arritem gjate kesaj periudhe te kontrollonim ne menyren me bindese dhe me transparente para partnereve tane kultivimin e bimeve narkotike dhe nga Lazarati t'u çojme nje mesazh shume te forte, se ketu gjerat mund, por dhe do te ndryshojne, se emri i Lazaratit, me te cilin eshte abuzuar shume, duhet te filloje te perdoret per ato te mira qe sot ky fshat dhe kjo komune po i shpalosin shoqerise". Gjatë takimit me banorët e fshatit Lazarat, ministri Basha tha se lufta për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike pas fazës së parë të ndërgjegjësimit, tashmë po vijon me sukses në fazën e kontrollit dhe evidentimit të këtij fenomeni në të gjithë territorin. Duke e vlerësuar bashkëpunimin me komunitetin e Lazaratit si inkurajim për Policinë e Shtetit, ministri Basha u shpreh se kjo merr një rëndësi të jashtëzakonshme në prag të lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë. "Kete praktike qe kemi fil;luar ne tre-kater javet e fundit, do ta intensifikojme ne javet e ardhshme, ne menyre qe viti 2010 te jete vit i ktheses se madhe, jo vetem per levizjen e lire te shqiptareve, por per t'i hapur rrugen nje koncepti plot me shprese dhe me besim tek e ardhmja dhe per te lene mprapa çdo praktike deshperuese qe ka mbjelle vetem vdekje, vuajtje dhe fatkeqesi, siç ka qene ajo e kultivimit te bimeve narkotike", deklaroi Basha. Në takimin e zhvilluar në Lazarat, së bashku me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, ishin të pranishëm edhe deputeti i Qarkut Gjirokastër, Genc Ruli, përfaqësues të misionit PAMECA dhe përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore. /a.ke/
KOMENTE