Tiranë, 24 maj, NOA - “Mendoj se takimi në Strasburg shkoi mirë. Miq të Shqipërisë, njerëz që në mënyrë periodike janë aktivizuar për të punuar në vend tonë, u mblodhën dhe në takim spikati vendosmëria e plotë për të respektuar Kushtetutën e vendit”.
Ky është vlerësimi që ka dhënë Kryeministri Sali Berisha, sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me takimin e tij me Kryetarin e PS-së, Edi Rama në Strazburg.
Berisha u shpreh se takimi ka qenë pozitiv, duke bërë një shkëmbim shumë të rëndësishëm mendimesh.
Sipas tij takimi ka shërbyer për të gjetur rrugët e kalimit. Nga ana tjetër ai ka theksuar se arritja më themelore e vendit është vendosja e shtetit ligjor.
Berisha ka folur dhe për mungesën e negociatave gjatë ditëve të grevës. Ai a cilësoi atë si kamping para kryeministrisë dhe theksoi se nuk ka pranuar asnjë negociuar gjatë ditëve të grevës.
“Gjatë atyre ditëve u bënë përpjekje të mëdha për të bërë negociata. Unë kam qenë dhe mbetem gjithnjë i hapur për negociata. Në atë periudhë nuk pranova asnjë emisar, asnjë ndërmjetës të vullnetet të lirë dhe u kërkojë të falur atyre. E bërë këtë, jo se nuk kisha respekt dhe nuk vlerësoja qëllimin e mirë të tyre, sepse kisha vendosur në emër të disa interesave të mëdha, të respektojë protestë dhe të respektojë ligjet e vendit tim”, tha Berisha. Berisha ka lënë të kuptohej se nuk mund të bënte negociata nën presionin e grevës së urisë.
m.xh/NOA