Britani E Madhe - Qeveria Do Të Bëjë Transhin E Parë Të Shkurtmeve Buxhetore Prej 6,2 Miliardë Stërlinash
LONDËR, 24 maj /ATSH-AFP/ - Ministri britanik i Financave George Osborne po bëhet gati të njoftojë sot transhin e parë të zvogëlimit të shpenzimeve publike që arrin në 6,2 miliardë stërlina (7,2 miliardë euro), në kuadrin e një angazhimi të madh për zvogëlimin e deficitit publik të vendit.
"Kemi bërë një punë të vështirë për përcaktimin e këtyre 6,2 miliardë stërlinave që do të shkurtohen, kundrejt 6 miliardë të njoftuara fillimisht, njoftoi paraprakisht ministri britanik i Financave në radion BBC 4.
Për t'u plotësuar kërkesat liberaldemokratëve në kuadrin e koalicionit të tyre qeveritar, konservatorët pranuan të përdorin 500 milionë stërlina, nga shuma prej 6,2 miliardë stërlinash që do të kursehen, për zhvillimin e arsimit, dhe sidomos të mësimit të zanateve dhe për banesa sociale.
Pjesa tjetër e kursimeve do të shkojë për zvogëlimin e deficitit publik të vendit, që këtë vit fiskal, që përfundoi më 31 mars, ishte rreth 11,1 për qind të PBB-së.
Shkurtimet më të mëdha mund të bëhen në buxhetet e disa organizmave të këshillave qeveritarë të konsideruar si më të larta për punën që bëjnë.
Megjithatë, Osborne pranoi se kjo punë ishte më e lehtë nga rishikimi i shpenzimeve publike, që do të vazhdojë në vjeshtë.
"Kemi trashëguar një situatë ekonomike të tmerrshme dhe detyra ime është të përpiqem që ky vend të mund të jetojë në kufirin e mundësive të tij", theksoi ministri.
Pyetjes nëse nuk rrezikojmë të përshpejtojmë një kthim tek recesioni, duke zvogëluar shpenzimet që këtë vit, Osborn iu përgjigj se qeveria ka kërkuar mendimin e guvernatorit të Bankës së Anglisë, Mervyn King, dhe të ekspertëve të Thesarit.
Ai pranoi se objektivi i qeverisë së re është të arrihet një "shtet me më pak shpenzime në një shoqëri më të zhvilluar dhe që secili prej nesh të marrë më tepër përgjegjësi brenda shoqërisë sonë".
/I.Pu.