English

Diego i kërkon Juventusit një tjetër mundësi

Torino, 24 Maj NOA - Diego Ribas da Cunha, ishte blerja më e rëndësishme e skuadrës së Juventusit sezonin e shkuar të merkatos por, duke parë rendimentin e tij në këtë kampionat është folur së tepërmi se ai mund të largohet nga ky ekip.

Megjithatë vetë lojtari ka pohuar se ndihet tepër i zhgënjyer si gjithë pjesa tjetër e skuadrës dhe për këtë fakt kërkon një mundësi të dytë me bardhë e zinjtë.

“Unë dua të qëndroj. Kam një kontratë pesë vjeçare që më lidh me këtë skuadër dhe kërkoj ta zbatoj atë. Megjithatë duhet të bisedoj me drejtuesit e klubit për të marrë një vendim sa më të drejtë”, - këto ishin fjalët e brazilianit në një deklaratë të dhënë për mediat italiane.

Ai gjithashtu theksoi se pas këtij sezoni zhgënjyes për skuadrën duhet të bëhet një analizë dhe të vlerësohen përmirësimet për kampionatin e ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE