English

Donin të kalonin portin e Durrësit me letra false, kapen dy kosovarë

Durrës, 24 Maj, NOA – Dy kosovarë janë kapur në flagrancë nga forcat e policisë të Portit të Durrësit, pasi tentuan të kalonin kufirin shqiptar përmes tij me synim Italinë, duke paraqitur dokumente të dyshuara si false.

Ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se i ndaluari i parë është 21-vjeçari që mban inicialet B.K., lindur e banues në Gjakovë.

Mësohet se ai është kapur ne flagrancë nga forcat e policisë kufitare të Portit duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të paligjshme për në Itali me tragetin ”Rigel” të linjës Durrës-Bari, me një leje qëndrimi italiane në emër të vëllait të tij, duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike me të.

Ndërsa e ndaluara e dytë është 75-vjeçarja me inicialet A.H., lindur dhe banuese në Prizren.

Edhe ajo u kap në flagrancë, në të njëjtën linjë trageti, duke përdorur për udhëtim një pasaportë kosovare në emër të saj si dhe një leje qëndrimi zvicerane, e cila dyshohet të jetë tërësisht e falsifikuar.

n.e/NOA

KOMENTE