English

Drejtonte motokarron pa patentë, humbet kontrollin e del nga rruga

Tiranë, 24 Maj, NOA – Përveçse e drejtonte një motokarro pa patur patentë, ka kryer edhe një aksident me të, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e bashkëshortes së tij.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin me inicialet F.A., lindur dhe banues në Laprakë të Tiranës, i cili ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa e drejtonte atë pa patentë në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, pikërisht në afërsi të lokal “Brazili”.

Kjo ka bërë që ai të dalë jashtë rruge dhe për pasojë, është dëmtuar bashkëshortja e tij 36-vjeçare, me inicialet V.A., banuese në Tiranë, e cila ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, materialet për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit pa dëshmi, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE