Ekon - Kina: Reforma Për Kursin E Këmbimit Të Juanit Do Të Vazhdojë
PEKIN, 24 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti kinez, Hu Jintao përsëriti sot në hapjen e një dialogu të nivelit të lartë me SHBA-në vullnetin e Kinës për vazhdimin e reformës në lidhje me kursin e këmbimit të juanit që ka pësuar rënie që prej dy vjetësh, por pa fiksuar datë.
"Kina do të vazhdojë të progresojë në reformën që ka të bëjë me mekanizmin e kursit të këmbimit në kuadër të parimit të vendimmarrjes së pavarur përsa i përket kontrollit dhe progresit gradual'', deklaroi presidenti kinez duke rikonfirmuar qëndrimin tradicional të Kinës.
Kursi i këmbimit të juanit është një çështje e diskutueshme mes Kinës dhe partnerëve tregtarë duke filluar nga SHBA-ja që e cilëson të nënvlerësuar peshën ekonomike të Kinës.
Ky nënvlerësim deformon tregtinë ndërkombëtare duke i mundësuar Kinës të shesë prodhimet me çmime të ulta dhe të bëhet eksportuesi i parë botëror./
/ec/