Ekon - Shba - Fmn I Kërkon Spanjës Reforma Urgjente Për Hapjen E Vendeve Të Punës Dhe Bankat
UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi sot Spanjës reforma urgjente për përmirësimin e funksionimit të tregut dhe sistemit të saj bankar, në përfundim të një misioni në vend.
"Politika e qeverisë duhet të përqendrohet në riekulibrimin e ekonomisë'', theksoi FMN në një komunikatë duke kërkuar një veprim urgjent dhe të vendosur.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë tre prioritete, e para është krijimi i tregjeve më fleksibël për hapjen e vendeve të punës dhe rishpërdarjen mes sektorëve në një vend ku përqindja e papunësisë i ka kaluar 20 për qind gjatë tremujorit të parë.
E dyta është një konsolidim buxhetor për të ulur financat publike mbi një bazë të qëndrueshme. Qeveria ndërmori masa të ashpra për ekonomizimin e 15 miliardë eurove në vitin 2010 dhe 2011.
Prioriteti i tretë është konsolidimi i sektorit bankar dhe një reformë për riforcimin dhe efikasitetin e sistemit ekonomik për të cilin rreziqet janë akoma të larta./
/ec/ a.jor