Elbasan: Hapet Dega E Zyrës Kombëtare Të Liçensimit Të Bizneseve
ELBASAN, 24 Maj /ATSH-M. Sadiku/- Për lehtësimin e punës së biznesit në rrethe, Zyra Kombëtare e Liçensimit hapi të hënën në Elbasan degën e saj të liçensimit.
"Bizneset do ta kenë tashmë edhe më të lehtë të plotësojnë nevojat e tyre për liçensim, falë shtrirjes së shërbimeve të Qendrës Kombëtare të Liçensimit më pranë vendit ku ato veprojnë," tha Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Liçensimit, Eneida Guria, në përurimin e hapjes e zyrës së QKL, në Elbasan.
Pranë kësaj zyre të gjithë bizneset do të kenë mundësi të informohen për të aplikuar për një liçensë, për proçedurat e shqyrtimit të një aplikimi, si dhe për kriteret që duhet të plotësojë për t'u pajisur me liçensë./ch/