English

Festivali i Monodramës në Korçë, fiton aktori Elmir Sejfullai

Korçë, 24 Maj, NOA /Milena Selimi - Ka përfunduar festivali i Monodramas “Albamono” në Korçë, në edicionin e tij të pestë, ku morën pjesë 7 monodrama nga vendet e Ballkanit.

Katër pjesëmarrës ishin nga Maqedonia, një nga Greqia, një nga Kosova dhe një nga Serbia.

Në festival u ndanë 4 çmime, ku çmimi "Aktorja më e mirë femër" u nda mes aktores maqedonase Joana Popovska dhe aktores serbe Mirjana Vukojciç.

Ndërkaq, çmimin "Aktori më i mirë mashkull" të festivalit, e fitoi Elmir Sejfullai nga Tetova, për monodramën "O jetë", nga Josip Pejakoviç.

Në juri, ishin emra të dëgjuar të teatrit si nga Ballkani, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës: Nina Mazur-Gjermani (kryetare e jurisë), Rada Djuricin - Serbi (anëtare), Ahmet Jakupi (anëtar) - Maqedoni dhe Barbara T, Gosch - USA (anëtare).

m.s/n.e/NOA

KOMENTE