Kajro, 24 Maj, NOA – Këshilli i Lartë Antik i Egjiptit publikoi lajmin se në Egjipt janë gjetur 57 varret të lashta mumjesh, të cilat datojnë që rreth viteve 2750 para erës sonë, përkatësisht gjatë periudhës së dinastisë së parë dhe të dytë të Egjiptit, duke nxjerrë në dritë të reja mbi fetë e lashta të Egjiptit.
Shefi i arkeologjisë së Egjiptit, Zahi Hauass, tha se mumjet në varr shoqërohen me tekste fetare si edhe dekorime me pamjet e hyjnive të lashta egjiptiane.
Ndërsa Abdel Rahman El-Aydi, kreu i misionit arkeologjik që realizoi zbulimin, tha se disa nga varret janë dekoruar me tekste fetare, pasi egjiptianët e lashtë besonin se ato i vinin në ndihmë të vdekurit për të kaluar në botën e nëndheshme.
El-Aydi tha se një nga varret më të vjetër është pothuajse tërësisht i paprekur, me të gjitha pajisjet e vëna brenda saj dhe një sarkofag që përmban një mumje në liri.
Ndërsa në 31 varre që datonin rreth periudhës së viteve 2030-1840 p.e.s, arkeologët zbuluan skena të ndryshme të hyjnive të lashta egjiptiane, si Horus, Hathor, Khnum dhe Amun.
Këshilli i Lartë Antik i Egjiptit tha më pas se gjetjet janë zbuluar në Lahoun dhe Fayoum, rreth 70 milje (100 kilometra) në jug të Kajros, ndërsa në këtë zonë vitin e kaluar janë gjetur rreth 53 varre guri që datojnë që nga periudha të ndryshme të lashta.
n.e/NOA