English

Izraeli Përgënjeshtron Shkëmbimin E Armëve Bërthamore Me Afrikën E Jugut

JERUSALEM, 24 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti izraelit, Shimon Peres përgënjeshtroi kategorikisht se i kishte propozuar Afrikës së Jugut, në kohën e regjimit të aparteidit, një shkëmbim të armëve bërthamore kur ai ishte ministër i Mbrojtjes në vitin 1975. "Nuk ka asnjë bazë reale në akuzat e publikuara sot nga e përditshmja britanike 'The Guardian', sipas së cilës Izraeli kishte negociuar më 1975 një shkëmbim të armëve bërthamore me Afrikën e Jugut'', theksoi Peres sipas një komunikatë. "Izraeli nuk ka negociuar kurrë për një shkëmbim të armëve bërthamore me Afrikën e Jugut. Nuk ekziston asnjë dokument që provon nënshkrimin e një negociate të tillë'', shtoi ai. Ky përgënjeshtrim i përgjigjet të përditshmes britanike ''The Guardian'' që citon në një editorial të saj zhvillimin e një sërë takimesh sekrete gjatë të cilave, Shimon Peres, në atë kohë ministër i Mbrojtjes, i kishte ofruar homologut afrikanojugor, P.W. Botha shkëmbimin e armëve bërthamore të përmasave të ndryshme./ /ec/ a.jor.
KOMENTE