Jemen - Një Çift Amerikanësh Rrëmbehet Nga Anëtarë Të Një Fisi
SANA, 24 maj /ATSH-AFP/ - Dy perëndimorë u rrëmbyen sot në Jemen dhe ata janë amerikanë, njoftoi shoferi i tyre jemenas i rrëmbyer në të njëjtën kohë me ta dhe që mundi të lidhej me telefon me disa gazetarë, ndër të cilët një i AFP-së, nga celulari i tij.
Çifti u rrëmbye nga disa persona të armatosur që i përkisnin një fisi në rajonin Bani Mansur, 70 kilometra në perëndim të Sanës dhe u dërgua në fshatin Hamra, në të njëjtin rajon, shtoi ai.
Pengmarrësit kërkojnë lirimin e një anëtari të fisit të tyre, i cili mbahet në burgun qendror të Sanës, vazhdoi shoferi, Ali Al-Arashi.
Fiset në Jemen e kanë bërë zakon rrëmbimin e shtetasve të huaj në mënyrë që kërkesat e tyre të shkojnë tek autoritetet.
/I.Pu.