Tiranë, 24 maj, NOA - Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Blendi Klosi deklaron se me gjithë mundimet e mëdha greva e urisë solli rezultatin që kërkonin gjithë socialistët.
Duke e cilësuar veprimin e opozitës si diçka historike, Klosi është ndalur dhe në faktin se socialistët janë të gatshëm për beteja të ardhshme.
“Asnjëri nga ne nuk donte të ishte pjesë e historisë, sepse të gjithë që ishin aty në grevë, paçka se tani kemi dalë me rrobat që janë një numër apo dy numër më të mëdhaja, sepse jemi tretur pak në peshë, e ndjejmë veten shumë të ri dhe prandaj nuk shkruajtëm në atë libër, sepse ne jemi të gatshëm për aksione të tjera, ne jemi të gatshëm për ta vazhduar rrugën tonë. Lufta jonë dhe jeta jonë tani ka filluar, jetë e vërtetë politike”, u shpreh Klosi.
Deputeti i PS-së ishte ndër njerëzit që rrezikoi më shumë me shëndetin ën grevë duke qenë se vuante dhe nga sëmundja e diabetit.
Gjatë gati 20 ditëve të grevës ai refuzoi ta linte atë, megjithë këmbënguljen e mjekëve.
m.xh/NOA