English

Koreja E Jugut: Fushatë Diplomatike Kundër Veriut

SEUL, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Koreja e Jugut "do të nisë një fushatë diplomatike për të ndëshkuar Korenë e Veriut, e cila është përgjegjësja për fundosjen e anijes luftarake Cheonan", deklaroi sot ministri i Jashtëm koreanojugor, Yu Myung-hwan, sipas të cilit " provokimi i armatosur i Phenianit, që i kushtoi jetën 46 marinarëve koreanojugorë, ishte një akt që synonte të prishte paqen dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm në gadishullin korean, por edhe në Azinë verilindore dhe më tej". Sipas Yu, "qeveria koreanojugore do të marrë çdo kundërmasë diplomatike të mundshme në bashkëpunim me vendet aleate, miqtë, kombet e afërta dhe organizatat ndërkombëtare". Ministri njoftoi gjithashtu se 21 vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Austria, Kanadaja dhe Suedia kanë marrë tashmë një pozicion publik kundër Koresë së Veriut dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për kundërmasat e shpallura nga Seuli. /e.v/
KOMENTE