English

Koreja E Jugut Nis Stërvitje Ushtarake Anti-Nëndetëse

SEUL, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Koreja e Jugut filloi sot një program stërvitjesh ushtarake anti-nëndetëse në ujërat kufitare me Korenë e Veriut, në kuadër të masave të reja kundër Phenianit si pasojë e fundosjes së anijes luftarake Cheonan, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes koreanojugor, Kim Tae-young, i cili shpalli gjithashtu ndalimin e lundrimit të anijeve të Veriut në ujërat e Jugut, një masë kjo që ishte hequr më parë në vitin 2004 pas një marrëveshjeje mes dy vendeve. Masat kundër Phenianit, deklaroi ministri, kanë si qëllim "t'i tregojnë Jugut se çdo veprim ilegal do të ketë pasoja relative". /e.v/
KOMENTE