English

Kriza - Financial Times: Gjermania Po Përgatit Një Plan Kursimi Me 10 Miliardë Euro Në Vit

ROMË, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Gjermania po përgatit një plan drastik kursimi për vitet e ardhshëm që parashikon shkurtime deri në 10 miliardë euro çdo vit deri në vitin 2016, shkruan sot Financial Times që citon burime pranë qeverisë gjermane, duke theksuar se plani i Berlinit "është shembulli për Eurozonën dhe se këto masa janë një tronditje për vendet e tjera të zonës euro". Programi i shkurtimeve, shkruan Financial Times, duhet të bazohet në një rritje të presionit fiskal se sa në reduktimin e shpenzimeve, pavarësisht premtimit të bërë nga koalicioni qeverisës për reduktimin e taksave. /e.v/
KOMENTE