English

Kryeministri: Industria e riciklimit, ushqen me mijëra familje

Tiranë, 24 Maj, NOA /Update - “Riciklimi gjatë viteve të fundit, ka kapur një investim prej miliarda eurosh dhe ju garantoj se qeveria, në një raport të ngushtë me ju, do të bëjnë ç’është e mundur për ecurinë e kësaj industrie”.

Kështu e ka vlerësuar industrinë e riciklimit kryeministri Sali Berisha, gjatë një fjalimi të mbajtur në Yzberisht, me rastin e përurimit të fabrikës së riciklimit, të cilin ai e ka vlerësuar me “impakt të madh mjedisor dhe ekonomik”.

“Janë më tepër se 10 mijë shqiptarë që sigurojnë jetën përmes kësaj industrie dhe duhet të pranojmë se janë shtresat më të varfra të shoqërisë”, vuri ai në dukje, meritat e kësaj industrie, e cila sipas tij, duhet të mbështetet kryesisht për një fakt të tillë.

Më tej, shtoi se qeveria në një raport konstant me shoqatën e ricikluesve, do të realizojë kuadrin ligjor më inkurajues për zhvillimin e kësaj industrie.

n.e/NOA

KOMENTE