Tiranë, 24 Maj, NOA – “Për ne nuk mund të ketë transparencë më kuti të mbyllura dhe me fletë votimi të djegura”. Kështu ka deklaruar në fjalën e saj deputetja socialiste, Valentina Leskaj, gjatë seancës së sotme plenare.
Sipas saj, “Partia Socialiste është për transparencën e procesit elektoral, se duam të kthejmë vëmendjen e zgjedhësve tek sistemi zgjedhor”.
“Po për fat të keq, kjo mazhorancë nuk po jep shenjat e reflektimit dhe kjo u duk e qartë në deklaratat e sotme të kryeministrit Berisha”, tha ajo.
Duke shtuar se afati dy-javor i vendosur nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike është një këmbanë alarmi për të dyja palët.
“Ndaj kemi ardhur në parlament, që t’i japim një zgjidhje çështjes së krizës”, tha ajo.
Më tej, deputetja socialiste Valentina Leskaj, tha se “shpresojmë që ky moment t’i shërbejë këtij parlamenti”.
“Ky parlament ka nevojë për një qasje të re dhe jo vetëm t’i shërbejë qeverisjes siç është aktualisht”, përfundoi fjalën e saj deputetja Leskaj.
n.e/NOA