Mali I Zi - Asnjë Parti Nuk Fiton Shumicën Absolute Në Zgjedhjet Lokale
PODGORICË, 24 maj /ATSH-MIA/ - Sipas rezultateve jozyrtare nga shtabet zgjedhore të opozitës në Malin e Zi si edhe të Partisë Socialdemokrate (SDP), askush nuk ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet lokale, të zhvilluara dje.
Zgjedhjet lokale në Malin e Zi u zhvilluan në 14 komuna duke përfshirë dy komunat e kryeqytetit.
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit njoftoi dje në mbrëmje se sipas të gjitha gjasave ka fituar në Kolashin, Zhabljak, Andrijevc, Shavnik, Bernamë, Bjello Polje, Tivar, Danilovgrad, Plavë dhe Rozhaje./
a.jor.