English

Marramendëse, 5 mijë euro për të marrë një targë

Shangai, Kinë, 25 Maj NOA - Vazhdojnë të rriten çmimet e targave të makinave në Shangai ku çmimi i tyre ka arritur të kapë shifrën e 5 mijë eurove vetëm për një të tillë.

Kështu për të zbutur këtë fakt, në Kinë, nga viti 1990 janë duke u nxjerrë në ankand sasi të mëdha targash të cilat flitet se kapin shifrën e 8 mijë e 500 të tillash në vetëm një muaj.

Në lidhje me këtë fakt qeveria e këtij shteti ka vendosur të rrisë numrin e këtyre targave dhe kjo pasi çmimet e tyre vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Pikërisht për të ndaluar këtë fakt ato po përpiqen të rrisin numrin e tyre të cilat dalin në ankand.

r.b/NOA

KOMENTE