English

Meta:Nuk Kam Përgatitur Draft Për Zgjidhjen E Ngërçit Politik

K TIRANE, 24 Maj/ ATSH, A.Gegvataj/ - Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta hodhi sot poshtë zërat, se ka qënë ai një nga politikanët, që ka përgatitur një draft për zgjidhjen e krizës politike në vënd. Gjate nje konference per shtyp, Meta theksoi se "është keqinterpretuar angazhimi im në drejtimin e zëvëndësimit të grevës së urisë me dialogun politik, për t'i dhënë një zgjidhje gjithë pretendimeve të opozitës në bazë të transparencës dhe Kushtetutës. Lidhur me përpjekjet për të paraqitur si autorë të propozimit në fjalë personin tim, dua të shpreh keqardhje, sepse jo vetëm që nuk kam marrë përsipër asnjëherë për të diskutuar mbi një formulë konkrete, por absolutisht dua t'u siguroj se e kam patur dhe e kam shumë të qartë nenin përkatës, ku bëhet fjalë lidhur me administrimin e materialeve zgjedhore", tha ai. Duke iu referuar këtij neni, Meta tha se " KQZ i hap të gjitha kutitë e votimit, një pjesë e tyre transferohen në Arkivin Shtetit dhe fletët dhe kundërfletët digjen nën monitorimin e KQZ-së". Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta shtoi se "asgjë nuk ka pse të sjellë ngërç, në rast se ekziston vullneti për të lexuar sic duhet Kushtetuten, Kodin elektoral dhe të gjitha ligjet në fuqi". Ai shtoi edhe se "ekziston e gjithë hapësira kushtetuese lgjore, që këto pretendime të marrin rrugën e tyre drejt zgjidhjes, apo verifikimit të tyre"./n.m/
KOMENTE