Elbasan, 24 maj, NOA – Përmirësimi i kushteve të punës dhe sigurimi i jetës janë arsyet për të cilat, punëtorët e Uzinës së Prodhimit të Çelikut në Elbasan kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.
Rreth 550 metalurgë kanë kërcënuar drejtuesit e uzinës se në rast se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestën në duke hyrë në grevë urie.
Por reagimi i parë i drejtuesve ndaj kërkesave të punëtorëve ka qenë edhe më ekstrem.
Drejtuesit e kompanisë Kurum kanë deklaruar se protesta e metalurgëve është e jashtme ligjshme dhe mund të merren masa deri në largimin nga puna për pjesëmarrësit në grevë.
Protesta e metalurgëve ka zgjatur rreth 60 minuta. Reagimi i metalurgëve erdhi pas aksidentit të një dite më parë ku u plagos një punonjës 55-vjeçar.
m.xh/NOA