Spanjë, 24 Maj NOA - Tashmë mund të themi se ka nisur zyrtarisht marrëveshja midis klubit spanjoll të Realit të Madridit dhe teknikut portugez Hose Murinjo.
Këtë fakt e ka pohuar vetë menaxheri i trajnerit, Jorge Mendes, i cili deklaroi se kishte shkuar në Madrid pikërisht për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll.
Kështu takimi, i cili u zhvillua në ambientet e stadiumit “Santiago Bernabeu”, kishte si qëllim detajet e kontratës, e cila do të çojë Murinjon në radhët e Realit.
Me sa është bërë e ditur flitet se do të jenë dy ditët në vazhdim në të cilat portugezi do të firmosë kontratën e tij me madrilenët.
r.b/NOA